Presidenti i Francës Emmanuel Macron sot gjatë qëndrimit në Tiranë, sipas përkthimit zyrtar të Zyrës së Kryeministrit të Shqipërisë ishte se Parisi ka suspenduar vizat për Kosovën, ka nxitur reagime të shumta.
Si në shumë media, edhe mediat franceze deklaratën, e panë si kërcënim për liberalizim të vizave për Kosovën. Por, a është i mundur kthimi i regjimit të vizave nga Macron? Gazeta Express i ka dërguar pyetje deputetit të Parlamentit Europian që ishte raportues për vizat. Reuten e ka quajtur të pamatur deklaratën e presidentit francez, duke thënë se ai nuk e ka fuqinë ta bëjë këtë.
Reuten, që ishte raportues për vizat në Parlamentin Europian, ka sqaruar se qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë nga 1 janari në vendet europiane, duke shtuar se qëndrimi i Francës nuk është i gjithë BE-së dhe se Presidenti Macron s’e ka fuqinë për ta ndryshuar.
“Liberalizimi i vizave për Kosovën do të jetë në fuqi nga 1 janari 2024. Ky vendim është marrë unanimisht nga Këshilli muaj më parë. Përpjekja e Francës për të revokuar këtë vendim nuk është qëndrim i BE-së dhe presidenti Macron nuk ka fuqinë të ndërmarrë në mënyrë të njëanshme hapa të tillë”, tha Reuten.
Reuten thotë se ky qëndrim i Macron nuk do t’i ndihmojë aspak dialogut Kosovë-Serbi dhe se ndëshkimi i Kosovës do të përkthehet si stimulues për Serbinë që të vazhdojë me pengesa në procesin e pajtimit.
“Kjo lëvizje e pamatur po shqetëson situatën tashmë të pasigurt në dialogun Beograd-Prishtinë. Ky diskutim nuk duhet të jetë pjesë e përpjekjeve tona për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës sepse nuk ka të bëjë me të. Do të ishte një stimul për Serbinë për të penguar më tej normalizimin e nevojshëm, në vend të angazhimit shumë të nevojshëm në mirëbesim midis dy vendeve të lehtësuar nga BE”.