Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken planifikon të vizitojë Kinën në javët e ardhshme, raporton Reuters.
Burimi i paidentifikuar i agjencisë britanike nuk dha detaje se kur mund të realizohej saktësisht vizita, ndërsa Departamenti i Shtetit refuzoi të konfirmonte se Blinken do të vizitonte Kinën.
“Ne nuk kemi plane të njoftojmë ndonjë udhëtim nga Sekretari i Shtetit. Siç kemi thënë më parë, një vizitë në Republikën Popullore të Kinës do të planifikohet kur ta lejojnë kushtet,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel./FolDrejt/