Kriza ekonomike dhe inflacioni prej më shumë se 100 për qind, bëri që rreth 40 për qind e qytetarëve janë të varfër në Argjentinë, raportoi sot Reuters.
Në përshkrimin e situatës jashtëzakonisht të keqe ekonomike në këtë vend të Amerikës së Jugut, agjencia citon faktin se rreth gjysma e fëmijëve jetojnë në familje të varfra.
Sipas Reuters, shumë prej afro 46 milionë banorëve të Argjentinës nuk janë në gjendje të përballojnë shportën bazë mujore të blerjeve, e cila vlerësohet në rreth 850 dollarë, ose 177,000 pesos, transmeton Fol Drejt.