Negociatat për eksportin e sigurt të grurit përmes Detit të Zi me ndërmjetësimin e OKB-së janë planifikuar për nesër, me pjesëmarrjen e të gjitha palëve, tha sot një zyrtar i lartë ukrainas.
“Bisedimet janë planifikuar për nesër”.
“Të gjitha palët janë të përfshira… Shpresojmë se do të ketë rezultate,” tha një burim i paidentifikuar për Reuters.
Rusia, e cila sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit të kaluar, ka njoftuar se nuk do të lejojë që marrëveshja e arritur korrikun e kaluar të zgjatet përtej 18 majit, sepse kërkesat e saj për të lehtësuar eksportin e drithërave dhe plehrave ruse nuk janë përmbushur, transmeton Fol Drejt.