Presidenti kinez Xi Jinping planifikon të vizitojë Moskën dhe të takohet me presidentin rus Vladimir Putin që në fillim të javës së ardhshme, më herët se sa pritej, thanë sot burime të informuara të cituara nga Reuters.
Ministria e Jashtme e Kinës nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi vizitën e Xi në Moskë dhe Kremlini refuzoi të komentonte, sipas agjencisë.
Për momentin nuk dihen detaje të mëtejshme për vizitën e mundshme të presidentit kinez në Rusi, transmeton Fol Drejt.