Administrata amerikane e presidentit Joseph Biden po shqyrton dërgimin e një zyrtari të lartë për të vizituar Kievin, në shenjë solidariteti me Ukrainën, tha një burim i njohur për Reuters.
Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken ose ministri i Mbrojtjes Lloyd Austin janë kandidatë të mundshëm për një vizitë në Kiev, tha burimi të mërkurën, duke vënë në dukje se nuk ka gjasa që Presidenti Biden të mund të nisë personalisht atë rrugë.
Sipas tij, ende nuk është marrë vendimi përfundimtar për dërgimin e zyrtarëve në Ukrainë./FolDrejt/