Revista shqiptare, e dedikuar për letërsi, kulturë e shkencë, “Doruntina”, ka shënuar 30-vjetorin e botimit.
Me rastin e këtij përvjetori, kjo revistë që botohet në Maqedoni, në numrin e 62-të me radhë, ka sjellë përpara lexuesit një pamje e përmbajtje të re, transmeton Fol Drejt.
Këtë e ka bërë të ditur Sevdail Demiri, i cili në një postim në rrjetin social facebook, ndër tjerash ka thënë se DORUNTINA është revistë e traditës që përçon përtej kohëve besën e dhënë dhe vlerat tona autoktone./FolDrejt/