Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME SHQIPËRI

Revista e njohur franceze: Shqipëria, det, diell, dashuri dhe mikpritje!

3 vjet më parë
in SHQIPËRI
Koha e leximit: 6 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

“Bregdet me ujëra të kristalta, turizëm mjekësor dhe dëshmi të diktaturës komuniste: atraksione të panjohura të Shqipërisë”, nis shkrimin revista e njohur franceze, “Petit Futé”, që botimin e radhës ia ka kushtuar Shqipërisë.

“Shqipëria, një vend mes Italisë dhe Greqisë, ka pasur gjithmonë një shpirt evropian. Në 30 vite demokraci, vendi i vogël ish-komunist duket se e ka kapur kohën e humbur dhe kjo vërtetohet kur i afrohesh qendrës së kryeqytetit Tiranë, pasi ke dalë nga aeroporti “Nënë Tereza”. I përmendur vitet e fundit si një destinacion trendi në artikujt dhe guidat turistike, Vendi i Shqiponjave rekomandohet jo vetëm për vijën bregdetare me ujërat e kristalta, por edhe për ecjet e mrekullueshme që mund të bëhen në malet e veriut dhe për gastronominë e tij tradicionale. Produktet natyrore dhe organike të disa rajoneve kontribuojnë për ta bërë atë një nga kuzhinat më të shëndetshme në Europë!”, shkruan për revistën franceze të guidave turistike, Tanguy Revault.

Lexoni edhe..

Myftiu Muhamed Sytari falënderon presidentin Begaj për qëndrimin ndaj fenomenit të mikrokredive

Kryeministri Rama takohet sot me Macronin

Porosit Web Porosit Web
Turizmi mjekësor, zbulimi i fundit i turistëve të huaj

Vitet e fundit, territori ballkanik, buzë Adriatikut dhe Jonit, është kthyer në një nga destinacionet e preferuara për ushtrimin e turizmit mjekësor. Dritan Gremi, themelues dhe drejtor i Klinikës Gremi, punon që prej më shumë se 10 vjetësh në fushën e turizmit dentar.

Më tepër se 15 mijë pacientë nga Italia, Franca, Belgjika, Anglia, por edhe nga vende më të largëta si Shtetet e Bashkuara të Amerikës frekuentojnë klinikën e tij. E vendosur në një nga rrugët më të njohura në qendër të Tiranës, kjo klinikë ofron trajtime të ndryshme: operacione të avancuara dentare, mbjellje të dhëmbëve, montim të kurorave, fasetave apo edhe protezave fikse dentare dhe implanteve të tjera dentare, të gjitha me cilësi të certifikuar CE. Mjekë të kualifikuar kujdesen për klientët të cilët përfitojnë nga teknologjia e avancuar. Falë sistemit të taksave në vend, ata përfitojnë edhe çmime shumë më të ulëta se ato në vendet fqinje të Europës Perëndimore, transmeton KP.

Klinika ofron një gamë të gjerë shërbimesh, duke filluar nga pritja e pacientëve në aeroport e deri tek akomodimi i përfshirë në një nga strukturat komode hoteliere që i përkasin sipërmarrësit, dhënien e kujdesit dentar si dhe organizimin e vizitave turistike gjatë fundjavave. Kjo përfshin tendencën e re që tërheq shumë turistë evropianë: turizmi i lidhur me zbulimin e një ish-diktature. Ashtu si trendi i ri i momentit që bazohet në interesin për të kaluarën komuniste të vendit, dikur një nga diktaturat më të egra në rajon. Udhëtarët evropianë vijnë në numër të madh, kureshtarë për të eksploruar këtë trashëgimi.

Historia e Shqipërisë në kohën e diktaturës, një atraksion për turistët

Me gjithë pasionin e një njeriu që e do thellësisht vendin e tij, Dritan Gremi na zbulon një nga specialitetet e turizmit aktual në Shqipëri: njohjen e një ish-diktature komuniste. ‘Jeto si në kohën e komunizmit’, një nismë shumë interesante të cilën ai e konsideron si mision. Sipas tij, përballja e të huajve me regjime autoritare nga më të ashprat të Lindjes së kontinentit evropian ka diçka thuajse ekzotike. Ndonëse nuk hyn në detaje rreth projektit, ai e bën të qartë se objektivi nuk është vetëm të ofrojë një udhëtim në të kaluarën komuniste, por edhe të ndajë disa nga përvojat e jetuara nga shqiptarët gjatë kësaj periudhe. ‘Është një mënyrë për të treguar se si kemi jetuar për 50 vjet, një detyrë kujtese për të mos harruar të shkuarën, e cila nëse harrohet rrezikon të përsëritet’, thotë ai.

‘Për shumë vite shqiptarët kanë jetuar në një sistem që ka pasur një ndikim të thellë në jetën e tyre. Më veçanërisht brezi i prindërve tanë që e kaluan pjesën më të madhe të jetës së tyre nën një sistem të krahasueshëm me atë të Koresë së Veriut të sotme. Është koha që tmerri i së kaluarës të përdoret për një arsye të mirë”, thotë ai.

Kthim në historinë e Shqipërisë dhe të diktaturës së Hoxhës

E sunduar me grusht të hekurt nga Enver Hoxha dhe sistemi komunist për më shumë se 45 vjet (1944-1990), Shqipëria ishte gjatë kësaj periudhe vendi më i izoluar në botë.

Hoxha u kujdes të spastronte territorin dhe të pushkatonte këdo që kundërshtonte sistemin, përfshirë miqtë e tij më besnikë. Përveç përballjes me varfërinë, shqiptarëve iu desh të vuanin edhe dënime, burgosje dhe persekutime të çdo zëri që ngrihej kundër pushtetit të kohës. Udhëtimi drejt vendeve të komunizmit shqiptar nis me një vizitë në “Shtëpinë e Gjetheve”, një nga më interesantët dhe më të diskutueshmit në Tiranë. Atje shihen mjete survejimi të kohës, tregohet si fshiheshin çimkat në objekte dhe shtëpi apo edhe një pallto në të cilën fshihej një aparat fotografik për t’u përdorur për spiunazh. Një film shfaqet vazhdimisht në muze.

BUNK’ART është një kryevepër e vërtetë e artit bashkëkohor, një bunker që daton nga epoka e Luftës së Ftohtë që tani mban një nga muzetë më eksperimentalë në kryeqytetin shqiptar. Në këtë hapësirë ekspozite nëntokësore, historia dhe arti bashkëkohor ndërveprojnë. Projekti BUNK’ART mori formë në vitin 2014 në periferi të Tiranës me hapjen e BUNK’ART 1. Ai vazhdoi në nëntor 2016 me hapjen e BUNK’ART 2, në qendër të kryeqytetit. Një tjetër vend që duhet parë është burgu i Spaçit. Ai strehoi kundërshtarët e regjimit komunist deri në vitin 1991, vit i rënies së diktaturës, dhe funksionoi edhe më gjatë se gulagët e BRSS. Të burgosurit atje u detyruan të bënin në një jetë çnjerëzore, të punonin në minierat e bakrit që ndodheshin pranë strukturës. “Një ferr i vërtetë” siç dëshmojnë të mbijetuarit, të cilët do të ruajnë përgjithmonë në kujtesë mizoritë e kryera gjatë viteve më të errëta të historisë shqiptare.

Nga Veriu në Jug, një natyrë që ka gjithçka për t’u pëlqyer

Shqipëria, një territor që ndodhet mes Ballkanit dhe Detit Mesdhe, aspiron të integrohet shumë shpejt në BE dhe ka përfituar prej vitesh nga lëvizja e lirë e njerëzve në zonën Shengen.

Vendi është i famshëm sidomos për mikpritjen e të huajve. Riviera shqiptare shtrihet në më tepër se 100 km nga Vlora në Sarandë.

Në të gjejmë male që dominojnë bregdetin shkëmbor, ndërsa plazhet e Gjipesë dhe Palasës, me rërën e bardhë dhe nuancat e blusë, janë ndër më të bukurat në vend. Parku arkeologjik i Butrintit dhe teatri i tij madhështor romak, i mbrojtur nga UNESCO, është një nga destinacionet më të rëndësishme kulturore dhe do të jetë pjesë e udhëtimit.

Bukuritë e Veriut si në dimër dhe në verë

Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës, në zemër të Alpeve, ofron peizazhe të mahnitëse dhe të paprekura, ujëvara, pyje dhe lugina që lënë pa fjalë çdo amator të ecjes malore.

Në Vjosë dhe Osum praktikohet rafting dhe gjatë një ndalese në Përmet, mund të shijohet mish bio, produkte qumështi dhe veçanërisht glikoja e famshm e rrethit që mbetet në majat e artit të kuzhinës.

Ata që janë të dhënë pas historisë duhet të vizitojnë edhe Gjirokastrën dhe Beratin, ndërsa në Korçë gjendet ai që vendasit e quajnë “Parisi i vogël”. Në qytetin antik të Apolonisë, rrënojat dëshmojnë të kaluarën e tij të lavdishme. Dhe pamja përtej kodrave është një burim frymëzimi për ata që pëlqejnë fotografinë.

Një arsye më shumë për të vizituar Tiranën në 2022

Tirana është një metropol i përshtatshëm për të gjithë udhëtarët! Muzeumet apo teatri, shëtitjet në natyrë, monumentet historike dhe aktivitetet kulturore, ka diçka për të gjithë.

Nuk mund të mos përshkohet edhe lagjja e Bllokut (zonë e autorizuar më parë vetëm për drejtuesit), vendi i qytetit që jeton nga klubet e natës dhe performancat e muzikës live. Një lagje herë e thjeshtë, herë mondane.

Gjithsesi, pjesa më e gjallë e qytetit dhe që gjithmonë zien. Krahas takimeve me njerëz që e duan jetën dhe e shijojnë çdo moment, 2022 ofron një arsye më shumë për të vizituar kryeqytetin shqiptar.

I shpallur Kryeqytet Europian i Rinisë për një vit, gjatë kësaj periudhe do të ofrohet një gamë e gjerë aktivitetesh rreth temave të ndryshme. Dhe sigurisht, tema kryesore është rinia.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Sulmet me mortaja rëndojnë situatën e tensionuar në Ukrainë

Lajmi tjetër

Kancelari gjerman: Kur them BE, nënkuptoj edhe Ballkan Perëndimor

Të ngjajshme

KRYESORE

Myftiu Muhamed Sytari falënderon presidentin Begaj për qëndrimin ndaj fenomenit të mikrokredive

4 Gusht, 2024
KRYESORE

Kryeministri Rama takohet sot me Macronin

12 Prill, 2024
SHQIPËRI

Vdes 68-vjeçari, bie nga kati i dytë

11 Prill, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM