Ekipi i Newcastl United aktualisht gjendet në pozitën e tretë në Premierligë, pas fitores që shënoi sot kundër Southampton me rezultat 4-1, shkruan Fol Drejt.
Pas 14 ndeshjes ekipi i Newcastle ka 27 pikë dhe ka befasuar të gjithë për të mirë, nëse kemi parasysh që një vit më parë në këtë fazë të garave ekipi i Eddie Howe ishte në tre pozitat e fundit në tabelë. Tani ata janë në top treshe dhe po vërehet që Eddie Howe po bën një punë shumë të mirë me ekipin. /FolDrejt/