Rexhep Selimi, ish-pjesëtar i UÇK-së, që po gjykohet aktualisht në Hagë, ka kërkuar që të mos përfaqësohet më nga avokati i tij mbrojtës David Young.
Në vend të tij, Selimi ka kërkuar të përfaqësohet nga Geoffrey Roberts, i cili është bashkë-avokat në ekipin mbrojtës të Selimit.
Gjithashtu bëhet e ditur se edhe avokati Young ka parashtruar po ashtu kërkesën për t’u tërhequr.
“Më 25 prill 2023, Zyra e Mbrojtjes pranoi një letër nga z. Selimi ku kërkohej që z. Young të tërhiqet nga avokati i tij i caktuar dhe që z.Geoffrey Roberts, aktualisht bashkë-avokat në ekipin e tij të mbrojtjes, të caktohet si zëvendësues. Z.Selimi përfshiu një përshkrim të shkurtër të motivimit të kërkesës së tij. Zyra e Mbrojtjes gjithashtu ka pranuar nga z. Selimi një kërkesë për emërim të nënshkruar, si dhe një autorizim për z. Roberts. Në të njëjtën ditë, z. Young paraqiti një kërkesë përkatëse për t’u tërhequr. Z. Roberts i konfirmoi Zyrës së Mbrojtjes se ai ishte kontaktuar me kërkesë për të përfaqësuar z. Selimi dhe se ai do ta pranonte emërimin. Z. Roberts pranohet në listën e avokatëve të specializuar në përputhje me nenin 7 të ligjit Direktiva për avokatin”, ka njoftuar Zyra e Prokurorit të Specializuar./FolDrejt/