Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Rexhep Selimi, ka folur sot në Gjykatën Speciale në Hagë.
Ai e ka treguar historinë e tij si gjimnazist fillimisht e si student pastaj e deri te bashkimi me familjen Jashari në luftë e me UÇK-në.
“Lashë endrrat e rinisë, studimet e letersise dhe iu bashkova UÇK-së!
Donim te kishim një ushtri të organizuar mire por nuk ia arritem. Ne nuk kishim kazerma por kishim shtëpi të familjarëve.
Luftën nuk do ta zgjidhnim kurre por ishte e domosdoshme. Serbia kreu qindra masakra”, ka thënë ndër të tjera Selimi aty, transmeton Fol Drejt.