Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Gio Reyna shpreson që ai të qëndrojë përgjithmonë në klubin e Bundesligës, shkruan Sky Sport News, transmeton Fol Drejt.
Reprezentuesi amerikan ka qenë brenda dhe jashtë Dortmundit dhe ekipit kombëtar të SHBA-së, por thotë se nuk ka “asnjë lëvizje” nga klubi gjerman.
“Nuk mund të mendoj për një klub më të mirë për të luajtur”, tha Reyna për ESPN . “Jam me fat që klubi im i parë profesionist është gjithashtu një klub që ka shansin të fitojë Bundesligën, Pokalin dhe Ligën e Kampionëve.
“Nuk ka asnjë lëvizje nga Dortmundi. Është një top klub, kështu që unë jam i lumtur këtu dhe mund të luaj këtu përgjithmonë.”