Forcat e rezistencës në Panjshir thanë se kishin vrarë 350 anëtarë të lëvizjes talebane brenda natës.
Armët e tyre u sekuestruan, sipas një deklarate nga Fronti Kombëtar Afgan i Rezistencës.
Panjshir është ende e vetmja provincë afgane jashtë kontrollit të talebanëve, e vendosur në zonat malore në verilindje të Kabulit.
Televizioni Al Jazeera raportoi të enjten, duke cituar një burim në taleban, se talebanët kishin vendosur të fillonin një operacion ushtarak kundër forcave të Frontit Afganistan të Rezistencës në provincën Panjshir pasi negociatat me udhëheqësin e rezistencës Ahmad Masood dështuan, përcjell FolDrejt.com.
Ndryshe, talebanët kanë marrë kontrollin e shtetit afgan nga 15 gushti pas vendimit të shtetit amerikan për largim nga Afganistani.