Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov ka thënë se do të japë dorëheqjen nëse presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky miraton një vendim të tillë, raporton Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
“Asnjë zyrtar nuk mbetet përgjithmonë në detyrë. Askush. Vendimi nëse do të mbetem ose jo ministër i mbrojtjes merret nga një person – Komandanti i Përgjithshëm dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, sipas Kushtetutës. Ai paraqet një propozim për emërim, dhe parlamenti ukrainas emëron. Prandaj, vetëm me vendim të Presidentit të Ukrainës, unë do të marr vendime të caktuara dhe më pas do të bëj atë që më sugjeron kreu i shtetit”, tha Reznikov.
Ai theksoi se do të bëjë gjithçka për fitoren e Ukrainës. “Profesioni im, të paktën i avokatit, më jep mundësinë të mendoj me optimizëm se patjetër do të gjej një projekt interesant që do të lejojë të fitojë këtë luftë dhe më pas të ndëshkojë udhëheqjen ushtarake dhe politike të Federatës Ruse”, shtoi zyrtari qeveritar.
Siç raportohet, mes një sërë skandalesh në Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës, qarkulluan zëra për dorëheqjen e mundshme të ministrit të Mbrojtjes Oleksii Reznikov. /FolDrejt/