Ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov pritet udhëtojë në Paris për të takuar presidentin francez Emmanuel Macron, mes një shtytjeje nga Kievi për të siguruar avionët luftarakë të gjeneratës së katërt perëndimore si F-16, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Reznikov do të takohet edhe me homologun e tij francez Sebastien Lecornu.
Në komentet e transmetuara në televizionin francez përpara se presidenti amerikan Joe Biden të përjashtonte mundësinë e dhënies së F-16, Macron theksoi se çdo lëvizje e tillë do të varet nga disa faktorë, duke përfshirë nevojën për të shmangur përshkallëzimin dhe garancitë se avioni nuk do të “prek tokën ruse”. /FolDrejt/