Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov i ka bërë thirrje Brazilit që të ndihmojë me municione për sistemin anti-ajror Gepard për të mbrojtur qendrat e grurit nga sulmet ruse. Ai e tha këtë në një konferencë në Odesa të premten, duke iu drejtuar një gazetari brazilian, raporton korrespondenti i Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
“Unë do t’i dërgoj një sinjal edhe qeverisë tuaj, sepse edhe ju keni mundësinë të na siguroni municione për sistemin Gepard [artileri vetëlëvizëse kundërajrore gjermane]. Nuk janë vetëm në Zvicër, por edhe në Brazil, kështu që nëse më përcillni një kërkesë të tillë, unë jam i gatshëm ta zyrtarizoj”, tha Reznikov.
Sipas tij, Ukraina ka nevojë për municion për Gepards për një mision humanitar, sepse këto sisteme mbrojnë qiellin nga dronët iranianë, në mënyrë që të mos shkatërrojnë sistemet logjistike dhe furnizimin e qendrave të grurit. “Dhe nga këto qendra drithërash ME grurë, vaj luledielli dhe misër furnizohen vendet që po përballen me urinë. Prandaj, nëse na i jepni këto municione sot, ne do të mbrojmë qiellin nga dronët terroristë, që do të thotë se ky do të jetë një mision humanitar nga ana juaj, sepse ne do të shpëtojmë jetë dhe njerëzit nuk do të vdesin nga uria në Afrikë dhe Azi”, tha ai.
Brazili ka pozicion neutral në luftën e Rusisë kundër Ukrainës. /FolDrejt/