Çdo sulm terrorist rus konfirmon se shteti terrorist duhet të mposhtet dhe se kriminelët e luftës duhet të ndiqen penalisht, shkroi ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Reznikov në rrrjetin social Twitter, transmeton Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
“Çdo sulm terrorist rus konfirmon se shteti terrorist duhet të mposhtet dhe kriminelët e luftës të ndëshkohen. Faleminderit Presidentit Biden, Sekretarit të Mbrojtjes Austin dhe popullit amerikan për një paketë tjetër ndihme sigurie prej 400 milionë dollarësh”, shkroi shefi i mbrojtjes në Twitter.
Ministri ukrainas i mbrojtjes theksoi: “Ukraina dhe bota e lirë do të fitojnë”.
Siç raporton Ukrinform, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim miratoi një paketë financimi në vlerë prej 372 milionë euro për të mbështetur Ukrenergo, operatorin e rrjetit kombëtar të energjisë. /FolDrejt/