Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci u takuan me ministrin e jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.
Bashkë zhvilluan një diskutim konstruktiv për fushën e arsimit, rinisë, kulturës e sportit, duke parë mundësinë rreth thellimit të bashkëpunimit dhe ndarjen e përvojave në mes të dy vendeve.
Në fund të takimit u theksua gatishmëria për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Greqisë. /FolDrejt/