Përdoruesit e Twitter kanë votuar në favor të largimit të Elon Musk nga posti i shefit ekzekutiv të platformës pasi miliarderi bëri një sondazh për të ardhmen e tij, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.
Një total prej 57.5% votuan “po” pasi Musk pyeti 122 milionë ndjekësit e tij nëse ai duhet të tërhiqej.
Musk, i cili bleu Twitter për 44 miliardë dollarë (36 miliardë paund), tha para mbylljes së sondazhit se ai do t’i përmbahej rezultatit.
Manjati i teknologjisë, i cili gjithashtu drejton Tesla dhe Space X, është përballur me shumë kritika që nga marrja në dorë e faqes.
Musk ende nuk ka komentuar që nga mbyllja e sondazhit. Edhe nëse ai do të jepte dorëheqjen si shef ekzekutiv, ai do të mbetej si pronar i Twitter.
Rreth 17.5 milionë njerëz votuan në sondazhin e tij të hënën.
Në të kaluarën, Musk i është bindur sondazheve në Twitter. Atij i pëlqen të citojë frazën “vox populi, vox dei”, një frazë latine që përafërsisht do të thotë “zëri i popullit është zëri i Zotit”./FolDrejt/