Qendra për Monitorim dhe Hulumtim në Mal të Zi ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve presidenciale në këtë vend, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Bazuar në 48 për qind të mostrës së përpunuar, kryeson presidenti aktual Milo Gjukanoviq (DPS) me 36,6 për qind të votave, i ndjekur nga Jakov Milatoviq (Lëvizja Evropa) me 26,8 për qind.
I treti në listë është Andrija Mandiq (DF) me 20 për qind të votave, i ndjekur nga Aleksa Beçiq me 11 për qind.
Sipas rezultateve preliminare, Draginja Vuksanoviq ka 2.8 për qind të votave, ndërsa Goran Daniloviq 1.3 për qind. I fundit në listë është Jovan Raduloviq me 0.8 për qind të votave.
Sipas të dhënave zyrtare, deri në orën 20:00 kanë votuar 63.6 për qind e votuesve. Kur bëhet fjalë për seksione sipas rajoneve, në veri të Malit të Zi pjesëmarrja ishte 60.8 për qind, ndërsa në jug 52.8 për qind. Në pjesën qendrore të Malit të Zi, 65.5 për qind e qytetarëve kanë dalë në votime. /FolDrejt/