Përkthyesi i mirënjohur Edin Q. Lohja ka njoftuar se libri i autores Sigrid Hunke: Dielli i Allahut shkëlqen mbi Perëndimin: trashëgimia jonë arabe, është botuar për herë të dytë, transmeton Fol Drejt.
“Kam kënaqësinë e veçantë të njoftoj botimin e dytë të librit të mirënjohur Dielli i Allahut shkëlqen mbi Perëndimin: trashëgimia jonë arabe, të autores gjermane Sigrid Hunke (1913–1999), sjellë në shqipe – bashkë me parathënie e shënime shpjeguese – nga Ornela Ademovi. Vargjet e shumta të cituara në vepër janë përkthyer plot merak nga Edvin Cami, ndërsa redaktimi i saj është bërë nga sinqerisht i juaji. Shtypjen cilësore e realizoi Libraria Jeta, Prishtinë (https://www.facebook.com/librariajeta/), nga ku mund të porositet në linjë, krahas disponueshmërisë (së shpejti) në libraritë kryesore në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri.”
Ky është njoftimi i tij i plotë: