Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez ka reaguar në një postim kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke i bërë thirrje që të mos e politizojë KPM-në.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Kuvendi i Kosovës sot pritet të zgjedhë tre anëtarë të rinj të Komisionit të Pavarur për Media (KPM). Jam thellësisht i shqetësuar kur dëgjoj se partia në pushtet e Kosovës, Levizja Vetëvendosje është gati të zgjedhë persona që janë përkrahës publik të partisë së tyre!
I bëj thirrje Albin Kurtit që të mos lejojë politizimin e mëtutjeshëm të KPM-së.”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook, transmeton Fol Drejt.