Në 25-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka folur edhe vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari, Rifat Jashari, transmeton Fol Drejt.
Jashari ka shprehur kënaqësinë e të qenit përpara ushtrisë së Kosovës, siç ka thënë ai ushtri që e kemi pritur dem baba dem.
“Sot, Ushtria Çlirimtare e Kosovës na u bashkua për 25-vjetorin e Epopesë së lavdishme, është një kënaqësi me qenë para kësaj ushtrie që e kemi pritur dem baba dem”, u shpreh Jashari.
“Ua uroj 25-vjetorin, u uroj shëndet e punë të mbare e ishalla Zoti na ndihmon, të arrijmë qëllimet tona shekullore për hir të luftës, gjakut të bijve e bijave tona, të dëgjojmë një gjuhë të përbashkët dhe të arrijmë qëllimet tona në maksimum si të gjitha shtetet që ekzistojnë në botë, lavdi të gjithë të rënëve”, ka shtuar tutje ai./FolDrejt/