Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë solemne kushtuar “Epopesë së UÇK-së”, ku i pranishëm ishte edhe përfaqësuesi i familjes Jashari, baca Rifat Jashari, shkruan Fol Drejt.
Në një fjalë rasti Rifat Jashari ka kërkuar unitet të skenës politike kosovare, ndërsa i ka falënderuar të gjithë ata që i kanë kontribuuar lirisë së Kosovës:
“Tue iu falënderue Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), edhe bijve e bijave tona na kemi arrit sot këtu, jemi të lirë, jemi tubue të lirë, me ia qajtë hallet njani tjetrit” – ka thanë ndër të tjera baca Rifat.
“I falënderoj nanat e dësmorve, motrat, veteranët, invalidët, familjarët e personave të zhdukër, të gjithë juve këtu, iu uroj shëndet” – ka shtuar ai më tej.
Por porosia e tij ishte uniteti në kohën kur e kemi rastin të ndahemi një herë e përgjithmonë nga Serbia:
“Këtu është kuvendi ku merren vendimet për të ardhmen e vendit, për ardhmen e shtetit, iu kisha preferue që të jini të nji gjuhe, të nji qëndrimi, edhe te kalojmë këtë sfidë që e kemi përpara. Të dahemi një herë e përgjithmonë prej Serbie, e mandej kemi kohë me u marr me tjerat.”/FolDrejt/