Rusia ka rifilluar furnizimin me gaz në Evropë përmes tubacionit të saj më të madh, Nord Stream 1, pas një pushimi 10-ditor të mirëmbajtjes.
Kishte frikë se Moska mund të mos kishte rifilluar rrjedhën në përgjigje të sanksioneve të BE-së për luftën në Ukrainë.
Të mërkurën, Komisioni Evropian u kërkoi vendeve të reduktojnë përdorimin e gazit me 15% gjatë shtatë muajve të ardhshëm në rast se Rusia ndërpret furnizimin e Evropës, transmeton rtv21.tv.
Rusia furnizoi Evropën me 40% të gazit të saj natyror vitin e kaluar.
Gjermania ishte importuesi më i madh i kontinentit në vitin 2020, por ka reduktuar varësinë e saj nga gazi rus nga 55% në 35%.
Tubacioni rifilloi operimin herët në mëngjes të enjten, por një zëdhënës tha se ai po jepte vetëm 40% të kapacitetit të tij.
Ky është i njëjti nivel me të cilin funksiononte në mesin e qershorit, kur Gazprom ndërpreu rrjedhat e gazit duke fajësuar një vonesë në kthimin e pajisjeve që servisoheshin nga Siemens Energy e Gjermanisë./21Media