Azerbajxhani ka nisur “operacionet anti-terroriste” në rajonin e Nagorno-Karabakut dhe ka kërkuar “tërheqjen e plotë” të forcave etnike armene si kusht për paqen në territorin e diskutueshëm, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Ndërkohë Ministria e Jashtme e Armenisë u bëri thirrje trupave paqeruajtëse ruse atje që të ndërhyjnë dhe të ndalojnë “agresionin në shkallë të plotë” të Bakut, kundër popullsisë vendase.
Orë më parë Kryeministri i Armenisë thoshte se situata në kufi është ‘stabile’.
Nikol Pashinyan tha se ushtria e tij nuk ishte e përfshirë në luftime dhe situata në kufi ishte “stabile”.
“Azerbajxhani ka filluar një operacion tokësor që synon spastrimin etnik të armenëve të Karabakut,” tha Pashinyan në një fjalim televiziv. “Unë deklaroj se Armenia nuk është e përfshirë në aksione të armatosura dhe nuk ka ushtri në Karabakh,” tha ai.
Burime të afërta me zhvillimet atje kanë thënë se si rrjedhojë janë vrarë dy persona dhe janë plagosur 11 të tjerë./FolDrejt/