Rigoni përmban esencë,substanca të hidhura,tanine etj. Përdoret si mjet që ndihmon tretjen,nxjerrjen e gëlbazës,mjekimin e rrugëve të frymëmarrjes,të kollës së bardhë dhe si mjet që nxit urinimin e ndihmon djersitjen në rastet me rrufë e me grip.Përdoret edhe kundër acarimeve të lëkures dhe të mukozave. Përgatitja e përdorimi:një lugë çaji të copëtuar hidhen në një enë ku shtohen 1/2 gotë ujë të valuar,mblohet me kapak dhe lihet 15 minuta(me përzierje të herëpas’hershme),përmbajtja kullohet dhe ëmbëlsohet sipas dëshirës me sheqer ose mjalt.Pihet 1 deri 3 doza të tilla në ditë.