Aeroporti në qytetin e Katanias në ishullin italian të Sicilisë është rihapur sot, pasi të gjitha fluturimet u pezulluan për shkak të shpërthimit të vullkanit Etna, njoftoi menaxhmenti i aeroportit.
Etna, vullkani më aktiv në Evropë, shpërtheu dje dhe të gjitha fluturimet për në dhe nga aeroporti u pezulluan, raporton Reuters.
Kompania Air Serbia njoftoi më herët sot se ishte e detyruar të anulonte fluturimet e planifikuara sot JU538 dhe JU539 ndërmjet Beogradit dhe Katanias./FolDrejt/