Një zëdhënës i aeroportit në Cyrih tha se ngritjet dhe uljet janë pezulluar, ndërsa aeroporti i Gjenevës deklaroi në Twitter se trafiku nuk do të vazhdojë para orës tetë.
Hapësira ajrore e Zvicrës u rihap sot, pasi u mbyll për një kohë të shkurtër për arsye sigurie për shkak të një “mosfunksionimi teknik”, thanë autoritetet, transmeton Fol Drejt.
Agjencia zvicerane e shërbimit të navigimit ajror Skygayde njoftoi më herët se ngritjet dhe uljet në aeroportet zvicerane janë pezulluar dhe se hapësira ajrore do të mbyllet deri në njoftimin e dytë për shkak të një mosfunksionimi që ka ndodhur herët në mëngjes./FolDrejt/