Është hapur xhamia e tretë më e shenjtë e muslimanëve Mesxhidul Aksa në Jerusalem për besimtarët. Ajo u rihap për adhurim me namazin e sabahut pas mbylljes më shumë se dymujore për shkak të pandemisë së Kovid19, shkruan foldrejt.com.
Autoriteti i Vakëfeve Islame në Kuds nga minaret e faltores së shenjtë njoftoi se Mesxhid al-Aksa do të hapet duke filluar nga namazi i sabahut.
Al-Aksa ishte mbyllur më 23 mars në kuadër të luftës kundër COVID-19.
Që atëherë, xhemati nuk lejohej të hynte brenda, ndërsa namazi në Aksa falej nga punëtorët e angazhuar dhe rojet e saj.
Ndërkohë, policia izraelite nuk lejoi që korrsepondentët e AA-së të hyjnë për të filmuar hapjen e Al-Aksasë për adhurime.