ebati për Trustin u rikthye. Kësaj here janë disa nga ekonomistët që po kërkojnë mundësimin e tërheqjes së një përqindjeje nga Fondi i Kursimeve Pensionale, sikur para një viti.
Argument për këtë kërkesë e kanë rritjen e çmimeve në shumë sektorë.
“Për shkak të rritjes së çmimeve duhet, kish qenë mirë, është si alternativë e mundshme, sepse edhe rritet fuqia blerëse”, thotë Jakup Bellaqa, njohës i ekonomisë.
Tash këta kërkojnë që, përmes ligjit, qeveria t’ua mundësojë qytetarëve t’i marrin 20% nga Trusti.
“Ndikon në rritjen e konsumit që do të kishte ngjallë edhe aktivitetin ekonomik te bizneset, por edhe do të kishte fuqizuar portofolin e çdo qytetari”, shprehet ekonomisti Mustafë Kadriaj.
Pak më tej shkoi të dielën deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, që rikërkoi tërheqjen e 30% nga kursimet e pensionit.
Hapjen e këtyre precedanëve e kishte mundësuar Qeveria Hoti përmes Ligjit për Rimëkëmbje, si masë për t’u përballur me dëmet ekonomike të pandemisë COVID-19.
Asokohe, Vetëvendosje opozitare ishte kundër 10%-shit, pasi konsideronte se e shkelte parimin e paprekshmërisë së këtyre parave, dhe krijonte pabarazi sociale.
Për katër muaj afat, për tërheqjen e 10% të kursimeve kishin aplikuar 427 mijë e 371 kontributdhënës, duke nxjerrë 197 milionë euro. Shumica e këtyre parave ishte vlerësuar se kanë shkuar në konsum.