Ndeshjet e xhiros së tretë të Champions League rikthehen sonte dhe nesër, me takimet Inter-Barcelona dhe Chelsea-Milan si ndeshjet kryesore, shkruan Fol Drejt.
Të martën dhe të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet e radhës në garën më të rëndësishme europiane për klube, Champions League.
Ekipet në grupet A, B, C dhe D do të përballen mbrëmjen e së martës, ku ndeshja kryesore do të zhvillohet në mes Interit dhe Barcelonës. Të dy ekipet kanë nga një fitore dhe një humbje nga ndeshjet paraprake dhe natyrisht se të dyja do të synojnë fitoren në këtë sfidë. Ndeshja tjetër nga ky grup është ajo në mes të Bayern Munich dhe Viktoria Plzen, me Bayernin si favorit për ta fituar përballjen.
Ndeshjet tjera që zhvillohen të martën janë: Ajax-Napoli dhe Liverpool-Rangers nga grupi A, Club Brugge-Atletico Madrid dhe Porto-Bayer Leverkusen nga grupi B dhe Marseille-Sporting CP e Eintracht Frankfurt-Tottenham Hotspur nga grupi D.
Ndërsa grupet E, F, G dhe H ndeshjet do t’i luajnë të mërkurën, ku kryendeshja do të zhvillohet në Stamford Bridge në mes të Chelseat dhe Milanit. Ekipi londinez ka vetëm një pikë nga dy ndeshjet e para dhe do të synojnë fitoren e parë për këtë sezon. Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo ndërmjet FC Salzburg dhe Dinamo Zagrebit nga po i njëjti grup duke pasur parasysh situatën aktuale në renditjen tabelare.
Ndeshjet tjera që zhvillohen të mërkurën janë: RB Leipzig-Celtic dhe Real Madrid-Shakhtar Donetsk nga grupi F, Manchester City-FC Kopenhagen dhe Sevilla-Borussia Dortmund nga grupi G dhe Benfica-Paris Saint-Germain e Juventus-Maccabi Haifa nga grupi H. /FolDrejt/