Është edhe Roman Abramoviç i interesuar për të blerë klubin e Valencias nga pronari aktual, shumë pak i dashur në qytetin spanjoll, Peter Lim. Emrin e pronarit në largim të Çelsit e zbuloi ish-zëvendëspresidenti i klubit, Migel Sorio, gjatë orëve të fundit.
Përmes një komunikate, Sorio njoftoi shtypin spanjoll se edhe oligarku rus është i interesuar për të blerë aksionet e klubit për ta rikthyer edhe njëherë konkurrues me Barcelonën dhe Realin.
Valencia është klubi i dytë që përflitet për një interes nga Abramoviç, pas Gëztepes në Turqi. Pas vendosjes së sanksioneve nga qeveria britanike, biznesmeni rus e nxori në shitje klubin e Çelsit të cilin e bleu në vitin 2003 për 140 milionë paund. Sot ai kërkon 3 miliardë paund për shitjen, por që pas sanksioneve nuk mund të përfundojnë në llogarinë e tij./FolDrejt/