Furnizimi me energji elektrike po rikthehet gradualisht në të gjithë Ukrainën, një ditë pasi sulmet ajrore ruse synuan infrastrukturën e saj energjetike, raporton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Rreth dhjetë milionë ukrainas mbetën pa energji elektrike.
Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha në mediat sociale: “Pas sulmeve me raketa të djeshme, u informova në mëngjes se shumica e abonentëve ishin rilidhur”.
“Inxhinierët dhe shpëtuesit tanë punuan gjithë natën në rajone të ndryshme,” tha ai, duke u zotuar të “mposhtin të gjithë armiqtë”.
Në Kiev, kreu i administratës ushtarake të qytetit Sergiy Popko, tha në Telegram se “falë punës së mirëkoordinuar të inxhinierëve dhe punonjësve të të gjitha ndërmarrjeve publike … furnizimi me energji elektrike për objektet e infrastrukturës kritike është rivendosur”./FolDrejt/