Asnjë qytet tjetër në Shtetet e Bashkuara nuk u godit aq rëndë sa Nju Jorku, ndaj rihapja e jetës së natës atje është një shenjë shprese për shumë njerëz në të gjithë botën.
Mbrëmja e së premtes në qytetin e Nju Jorkut u shoqërua me shumë festime. Ishte fundjava e parë që nga fillimi i pandemisë që baret dhe restorantet u hapën pa kufizime për të vaksinuarit. Christina Albert thotë për Zërin e Amerikës se qyteti ka filluar të gjallërohet.
“Pandemia na goditi rëndë. Ndaj është mirë të shohësh që të gjithë njerëzit kanë dalë, janë miqësorë dhe po argëtohen.”
Tani lejohet plotësisht edhe ngrënia brenda restoranteve dhe metrotë kanë rifilluar shërbimin 24 orë. Ishte një ndryshim i madh nga një vit më parë, kur Christinashkoi të banonte atje.
Më shumë se 3.4 milion njujorkezë, rreth 41%, janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.
“Ne ende përdorim maskat kur është e nevojshme. Po përpiqemi të balancojmë argëtimin dhe kujdesin për njëri-tjetrin”, thotë Daniel Ercilla.
Për Anton Dayrit, kuzhinier dhe pronar i restorantit filipinas Tradisyon, ky është momenti i duhur.
Rrugët dhe restorantet gumëzhinin nga klientët e shumtë.
Pas më shumë se një viti kufizimesh, nju jorkezët po dëshmojnë edhe një herë se janë qyteti që nuk fle kurrë.