Boksieri shqiptar, Nuri Seferi është rikthyer pas një kohe të gjatë të ring. Ai ka mundur boksierin me nënshtetësi gjermane, Rad Rashid.
Seferi gjatë gjithë duelit ishte më i mirë se kundërshtari dhe pas numërimit të votave të gjyqtarëve, fitorja i ka takuar boksierit shqiptar, shkruan albinfo.ch.
Meçi u zhvillua në Sporthalle Grossmatt të Zvicrës, ku edhe në këtë duel, nuk mungoi përkrahja e shqiptarëve për boksierin shqiptar.
Kështu Seferi rikthehet në ring me fitore, duke dëshmuar fuqinë e tij në boks.