Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferike.
IHMK njofton se kjo situatë meteorologjike do të mundësoj mot relativisht të ngrohtë.
Ndërkaq sipas IHMK-së të mërkurën pos rrezeve të diellit ka mundësi që vende-vende të ketë riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius.
IHMK bën të ditur se do të fryje erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugut dhe juglindjes e lehtë deri mesatare. /FolDrejt/