Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër, e ka rikthyer web-faqen zyrtare në funksion, pas problemeve të raportuara më herët.
Në njoftimin e bërë për media nga ambasada thuhet se problem në sistemin e shërbimit konsullor tashmë është rregulluar, transmeton Fol Drejt.
“Ambasada e Republikës së Kosovës ju njofton se problemi në sistemin e shërbimit konsullor me aplikimin për pasaporta dhe letërnjoftime tani më është rregulluar dhe çdo gjë është duke funksionuar normalisht në shërbimin konsullor në Bernë, Gjenevë dhe Cyrih. Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftim.
Sot gjatë ditës është raportuar se faqet zyrtare të ambasadave dhe konsullatave të Kosovës, kanë pasur probleme, aq sa shumë qytetarë kanë mbetur pa i kryer shërbimet.
Ky është njoftimi zyrtar i lëshuar nga ambasada: