Është rikthyer njësia B-1 e prodhimit të energjisë, në kuadër të Kosovës B, shkruan Fol Drejt.
Këtë e ka bërë të ditur Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), nëpërmjet një njoftimi zyrtar.
Sipas njoftimit, për shkaqe teknike njësia B-1 për një kohë të shkurt ka ndërprerë prodhimin dhe e njëjta tashmë është kthyer në operim.
Sipas njoftimit të KEK-ut, në këto çaste kjo njësi është duke prodhuar mbi 210 MW/h dhe pas pak do të arrij kapacitetin optimal prej rreth 260 MW/h./FolDrejt/