Kjo do të thotë se të gjithë kemi fjetur një orë më pak, kurse ky avaz pritet të zgjasë deri 2021 ku nuk do ndryshojë më ora. Kur ora ishte 2 pas mesnate, akrepat shënuan orën 03:00, duke na rikthyer te ora verore, që do sjellë një ditë më të zgjatur dhe natë më të shkurtër.
Ndryshimi i orës ndodh dy herë në vit, në të dielën e fundit të muajit mars dhe të muajit tetor, kur hyjmë edhe në sezonin dimëror.
Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. Norma europiane vendos në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës dhe përfundimin e saj.