Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se edhe këtë vit, ministritë e vendosura në objektin ish-Rilindja do të hapin dyert për bashkatdhetarët, transmeton Fol Drejt.
Ky aktivitet, i cili do të organizohet në kuadër të “Shijo Kosovën”, do të nisë nesër, në orën 12:00.
“Edhe këtë vit, Ministritë e vendosura në objektin ish – Rilindja, hapin dyert për bashkatdhetarët.
Të dashur bashkatdhetarë, nesër me datë 7 gusht, ora 12:00, ftoheni të merrni pjesë në këtë aktivitet i cili organizohet në kuadër të “Shijo Kosovën”.
Mirupafshim nesër!”, ka njoftuar ministrja Haxhiu.