Operacioni i madh Karabinierëve të Ros dhe Komandës provinciale të Vibo Valentia: urdhër arresti për 334 persona. Operacioni “Rilindja-Scott” ka goditur të gjitha organizatat e Ndrangheta-s që vepronin në zonën Vibonese dhe që i përkasin klanit të Mancuso di Limbadi. Janë 416 të dyshuar, të akuzuar për vepra të ndryshme për organizatë mafioze, vrasje, zhvatje, fajde, riciklim etj.
Politikanë, avokatë, llogaritarë, zyrtarë shteti të korruptuar dhe masonët figurojnë mes të arrestuarve nga maksi operacioni të zhvilluar në mëngjes nga karabinierët e Ros. Midis tyre edhe avokati dhe ish-deputeti i Forza Italisë, Giancarlo Pittelli.
Me kërkesë të Prokurorisë, në të njëjtën kohë me urdhrin arrestin, karabinierët sekuestruan pasuri me vlerë rreth 15 milionë euro.
Operacioni është rezultati i hetimeve që kanë zgjatur me vite dhe përveç Kalabrisë prek rajone të ndryshme të Italisë, ku ndrangheta vibonese kishte krijuar degëzime si Lombardi, Piemonte, Veneto, Liguria, Emilia Romagna, Toscana, Lazio, Sicilia, Puglia, Campania dhe Basilicata.
Disa të dyshuar janë lokalizuar dhe arrestuar në Gjermani, Zvicër dhe Bullgari në bashkëpunim me forcat e policisë lokale dhe në ekzekutimin e një urdhri arresti evropian lëshuar nga autoriteti gjyqësor i Catanzaros. Operacioni përfshin 2.500 karabinierë nga Ros dhe komandat provinciale që po punojnë në territorin kombëtar, të mbështetur gjithashtu nga njësia e GIS, Regjimenti i Parashutistëve, Skuadrat i Helikopterëvë gjahtarë, repartet e lëvizshme, mjetet ajrore dhe njësitë e qenve.
Operacioni “Rinascita-Scott”, i cili çoi në arrestimin e 334 personave, lejoi që hetuesit të identifikojnë dhe çmontojnë pasuritë e ‘Ndrangheta Vibonese në të gjithë territorin kombëtar dhe jashtë tij, duke shfaqur të përfshirë me interesa figura politike dhe të sipërmarrjes.
Për më tepër janë dokumentuar takime të Ndrangheta-s me qëllim të promovimeve dhe dhënies së detyrave për bashkëpunëtorë të rëndësishëm.