Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

Rimëkëmbja përballë gjunjëzimit dhe tjetërsimit!

2 vjet më parë
in OP/ED
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

29 maj 1453. Një ditë e shënuar përkujtimore për mbarë ymetin islam, por jo vetëm. Shënon marrjen e Kostandinopjës nga Sulltan Mehmet Fatihu, i biri i Sulltan Muradit të 2-të. I teti sulltan i hilafetit tonë osman, Hilafetit të shqiptarëve!

Ai ishte një djalë i ri, i edukuar dhe i stërvitur me një edukatë dhe moral të lartë, me dije dhe parime të shëndosha, që nuk tjetërsohen për asnjë situatë, njeri a rrethanë.

Ishte dhe mbeti model për rininë tonë, rininë që duan t’ia vrasin shpirtin, identitetin, shembullin, moralin, frymën, emocionin, parimin, vlerën, të shenjtën, dritën, udhën, busullën, vetë Jetën!

Lexoni edhe..

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

Porosit Web Porosit Web

U ndala pak te kjo datë dhe u riktheva në histori, për të lexuar trajtimin e jomuslimanëve në shtetin tonë islam, si një model i paarritshëm përgjatë shekujve; si një model identitar, që i dallon muslimanët në realitet dhe në praktikën e dëshmuar, nga krejt ata që sot, valëvisin flamuj të grisur të kauzave të shenjta, që për shekuj i kanë poshtëruar, djegur e luftuar pa mëshirë, duke luftuar njëkohësisht tjetrin ndryshe!?

Është i pashembullt, i mrekullueshëm, unikal, modeli islam i tolerancës ndaj pakicave të çfarëdo lloji e përkatësie qofshin! Është ligj dhe kushtetutë e patjetërsueshme, është kanun i shenjtë!

Osmanët, në gjurmë të parimeve dhe mësimeve të patjetërsueshme të Kur’anit dhe Hz. Muhammedit (a.s), ishin ata, për të cilët thuhet se: “Sulltani u dha liri të krishterëve për të mbajtur simbolet e tyre fetare dhe të drejtën e zgjedhjes së udhëheqësve të tyre fetar, të cilët kishin të drejtë të gjykonin në çështjet qytetare… Shfaqja e faljes dhe tolerancës nga ana e sulltanit Mehmet Fatihut ndaj të krishterëve të Kostandinopojës, nuk ishte tjetër veçse shtytje nga zbatimi i sinqertë i Islamit Madhështor…”.

Do të ishte me vend, sidomos në këto kohë të përhapjes së trillimeve, sajesave të mendjeve në bodrumet e urrejtjes dhe islamofobisë, por edhe të modeleve islame të tjetërsuara në emër të iluminimit, që për këto fakte reale dhe këtë shpirt shekullor e të patjetërsueshëm, të mbaheshin konferenca, tryeza shkencore, hytbe, ligjërata, emisione e sqarime për masat e mashtruara ndër vite e dekada, jo e kundërta!?

[Historianët e perandorisë osmane vërtetojnë se me adhjen e Sulltan Fatihut në Stamboll, u paraqit shembulli i tolerancës islame. Ai menjëherë e ripërtëriu patriarkanën bizantine, i ktheu lirinë dhe pavarësinë kishës lindore. Fermani i Sulltan Fatihut mbi të drejtat e njeriut shkruar më 28 maj 1463, në Millodrazh, i cili llogaritet si njëri ndër dokumentet më të vjetra mbi të drejtat e njeriut, thotë: “Unë Fatih Sulltan Hani shpall para të gjithë botës se françeskanët e Bosnjës, për të cilët del ky ferman, janë nën mbrojtjen time dhe urdhëroj: As njerëzit, emrat e të cilëve shpallen këtu dhe as kishat e tyre të mos shqetësohen e të mos dëmtohen. Le të jetojnë në paqe e të qetë brenda Perandorisë sime…”].

Nga këtu dhe, me të drejtë, studiuesit jomuslimanë objektivë në kërkimet dhe studimet e tyre mbi Islamin, kanë vërtetuar në vazhdimësi këto vërtetësi.

Në revistën “Zani i Naltë”, 1924, regjistrohet edhe ky shënim me vlerë: [Në një mbledhje qi u ba në Londrë nën kryesin e Lord Venterten dijetari i famshëm ingjliz Ser Tomas Ernoldi mbajti një fjal mbi muslimanët. Këtu fjalimin e Ser Ernoldit po i u a paraqesim me shkurtim: “Ju shënoj se Islamizma s’asht një fé vetëm, si një dogmë krejt teologjike, por asht nji fee krejt shoqnore me regullat të plota sociale. Me ket spirit sociale qi ka, islamizma asht një faktor i madh i qytetnimit…”].

Ky shekull është shekulli i rimëkëmbjes islame, i dëshmimit të madhështisë së tij, i ringritjes dhe rishfaqjes së të vërtetave të fshehura për sa e sa kohë, për të parë të gjithë me sytë e dëshmive të sakta se kjo fé dhe ky udhëzim, është realisht alternativa garante për të kthyer njeriun në shinat e origjinës së krijimit dhe madhështisë së qëllimit të krijimit të tij!

Këtu ndahen edhe rrugët tona me krejt ata që, prej kohësh kanë zgjedhur të ndjekin rrugët e “iluminizmit” bashkëkohor, duke e përzier madhështinë e Islamit me gjunjëzim e tjetërsim!

Allahu qoftë razi me ty, Sulltan i bekuar!

Imam Muhamed B. Sytari
Myfti i Zonës Shkodër
Shkodër, më 30 maj 2023

Tags: Muhamed B. Sytariperandoria osmaneStambolliturqia
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Abdixhiku: Fëmijët janë pasuria më e madhe e Kosovës dhe motiv i punës sonë

Lajmi tjetër

Abdixhiku takohet me ambasadorin Guerot, diskutojnë situatën në veri të vendit

Të ngjajshme

LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

14 Nëntor, 2024
OP/ED

Blakaj: Harris dhe Trump, protagonistët e tragjikomedisë botërore

8 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM