Përdorimi i mundshëm i armëve bërthamore nga ana e Rusisë ndaj fqiut të tyre Ukrainës është riaktualizuar sërish.
Një mundësi të tillë e ka vënë në pah mediumi britanik The Times, sipas raportit të The Kyiv Independent përmes një postimi në rrjetin social Twitter, përcjell Fol Drejt.
Dyshimet janë që një tren i cili drejtohet nga divizioni sekret bërthamor rus është parë në Rusinë qendrore duke lëvizur drejt Ukrainës me qëllim të testimit të armëve bërthamore në kufijtë e shtetit fqinj.
Postimi i plotë:
“The Times: Putin përgatitet të testojë armë bërthamore në kufijtë e Ukrainës.
Një tren që drejtohet nga divizioni sekret bërthamor rus u pa në Rusinë qendrore duke lëvizur drejt Ukrainës, raporton The Times, duke cituar një analist të mbrojtjes me bazë në Poloni, Konrad Muzyka.”/FolDrejt/
⚡️ The Times: Putin prepares to test nuclear weapons on Ukraine’s borders.
A train operated by the Russian secretive nuclear division was spotted in central Russia moving towards Ukraine, The Times reports, citing a Poland-based defense analyst Konrad Muzyka.
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) October 4, 2022