Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Rinia, pjesë aktive e kontribuuese drejt ndryshimeve progresiste në vendin tonë – thotë Kryeministri Kurti

2 vjet më parë
in KOSOVË, LAJME
Koha e leximit: 8 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në Konferencën për Rininë 2022, “Drejt një politike kombëtare” të organizuar në Prizren nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, transmeton Fol Drejt.

Çdo mundësi të flas drejtpërdrejt me rininë për mua, është kënaqësi e veçantë. Unë u njoftova se këtu ka shumë grupe të ndryshme e shoqata të aktivistëve që përfaqësojnë së paku gjashtëmbëdhjetë komuna, nga Peja në Kamenicë, nga Dragashi në Mitrovicë dhe që të gjitha komunat përbrenda e në mes këtyre gjithandej, u shpreh Kryeministri Kurti.

Ne po punojmë që të rinjtë tanë të bëhen pjesë aktive, formale dhe jo formale, në shërbim të ndryshimit të përgjithshëm. Prandaj, kemi themeluar Komisionin Shtetëror për Rini, si mekanizëm koordinues ndërqeveritar në nivel politik, i cili takohet çdo tre muaj, tha më tej kryeministri.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Për të lehtësuar dhe përmirësuar punësimin e të rinjve, Qeveria ka mbështetur punën praktike në institucionet publike, 100 prej tyre për komunitetet pakicë, si dhe trajnimin e të rinjve përmes programeve, dhe dhënies së kuponëve për kurse në industri, me prioritet në teknologjinë e informacionit. Ndërsa, qytetarët, përfshirë studentët, Qeveria i ka mbështetur përgjatë dy pakove financiare, pra Pakos për Ringjallje Ekonomike, që ka filluar vjet dhe ka vazhduar sivjet dhe Pakos me Përballje me Inflacion.

Kryeministri theksoi se së shpejti do të lansohet Skema e punësimit të garantuar për të rinjtë, që do të aplikohet në Kosovë me potencial transformues për punësimin e tyre.

“Garantimi këtu është që çdo i ri të jetë i angazhuar në punë ose në edukim. Pra punësim ose shkollim, e me lansimin e Programit për Diplomaci Qytetare e kemi grupin e parë me 10 profesionistë të rinj nga diaspora, që janë kthyer në Kosovë dhe do të kontribuojnë për gjashtë muaj rresht”, tha kryeministri.

Detyra jonë ndaj të rinjve, përtej programeve që ju shërbejnë drejtpërdrejt është ta fuqizojmë shtetin edhe për brenda dhe jashtë dhe ta zhvillojmë ekonominë për t’i shërbyer të gjithëve pa përjashtim. Më shumë aktivitet ekonomik, do të thotë më shumë para për shtetin, që do të thotë mandej më shumë investim për arsimin, për sigurinë, shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, theksoi ai.

Kryeministri theksoi se për Qeverinë, ekzistojnë katër parime mbi të cilat po reformojmë dhe ndërtojmë politikën tonë karshi rinisë:

– Zhvillimi i rinisë shtrihet përtej linjave ministrore me një perspektivë të gjerë mbi faktorët të cilët ndikojnë në jetën e tyre;

– Përfshirja dhe pjesëmarrja e të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe kjo është e domosdoshme për politikbërje;

– Derisa ka përfshirje nga të gjitha institucionet publike, duhet të ekzistojë një autoritet përgjegjës i cili drejton, koordinon dhe monitoron politikat e institucioneve; dhe,

– Duhet të investohet në rininë, pra duhet të ketë buxhet të konsiderueshëm për masa ndërsektoriale brenda ombrellës së një strategjie gjithëpërfshirëse shtetërore.

Në Konferencën për Rininë, kryeministri kërkoi që kjo ngjarje të shërbejë jo vetëm si platformë diskutimi, por edhe si platformë e shkëmbimit të vlerave, ideve dhe nismave të të rinjve.

Detyra juaj, shtoi më tej ai, është që me dashuri dhe me optimizëm për vendin, të shtyni shoqërinë drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë, që nuk përjashton asnjeri, do të thotë nuk bën as diskriminime e as privilegjime.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

E nderuara e Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë znj. Rozeta Hajdari,

I nderuari Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati,

Të nderuara zëvendësministre, Daulina Osmani te Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit,

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës, shumica të rinj edhe ndonjëri nuk është bash i ri, ndonëse përpjekjet nuk mund të mohohen,

Të nderuar pjesëmarrës të këtij organizimi shumë të rëndësishëm,

E nderuara znj. Spence, Koordinatore e Kombeve të Bashkuara në Kosovë,

Të dashur pjesëmarrës,

Jam shumë i gëzuar që sot po shoh shumë të rinj e të reja, me plot entuziazëm e me vullnet, për të qenë pjesë aktive e kontribuuese drejt ndryshimeve progresiste në vendin tonë.

Çdo mundësi të flas drejtpërdrejt me rininë për mua është kënaqësi e veçantë. Unë u njoftova se këtu ka shumë grupe të ndryshme e shoqata të aktivistëve që përfaqësojnë së paku gjashtëmbëdhjetë komuna, nga Peja në Kamenicë, nga Dragashi në Mitrovicë, dhe që të gjitha komunat përbrenda e në mes këtyre gjithandej. Andaj edhe duhet duartrokitur çdo angazhim dhe aktivitet për komunitetin apo qytetin të të gjithë juve dhe të secilit prej jush.

Me aq sa dëgjova, transporti për shumicën prej jush është nisur në ora 7:30 të mëngjesit. Nuk e di a jeni nis kaq herët për shkak se ky është një përkushtim shumë i madh për këtë konferencë, apo ndoshta edhe ndonjëri prej juve i ka ikur obligimeve shkollore apo universitare? Sido që të jetë unë mund ta them këtë tash meqenëse Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit znj. Arbëri Nagavci thanë që po vonohet, kështu që nuk është në mesin tonë ende.

Të rinjtë e të rejat kanë shumë ide dhe entuziazëm për pjesëmarrje në politikbërje. Kemi parë fushata, aktivitete vullnetare e humanitare, organizime nga të rinjtë që për synim kanë përmirësimin e jetës në komunitete, në qytete dhe në shtete të ndryshme të botës. Këso angazhimi kemi edhe tek të rinjtë tanë.

E, pavarësisht kësaj po ashtu është vërejtur së institucionet në Kosovë nuk kanë komunikuar disi mjaftueshëm me ta, e as me njëri-tjetrën për ta, e këto duhet të ndryshojnë. Ne po punojmë që të rinjtë tanë të bëhen pjesë aktive, formale dhe jo formale, në shërbim të ndryshimit të përgjithshëm. Prandaj, kemi themeluar Komisionin Shtetëror për Rini si mekanizëm koordinues ndërqeveritar në nivel politik, i cili takohet çdo tre muaj.

Brenda pak muajve qeverisje, e nisëm Dialogun për Rini, raportin e të cilit e keni marrë sot. Përmes këtij Dialogu u intervistuan në takime të gjithë hisedarët e sektorit, duke u anketuar mbi 300 individë dhe 35 organizata rinore. Është hartuar Koncept Dokumenti për Rininë, i cili do të hapë rrugën për reformat më të mëdha në sektorin rinor, që kishte filluar por nuk ishte plotësuar asnjëherë më parë.

E sot jemi bashkë, në Konferencën për Rininë 2022, një platformë kjo e re, direkte për ndërlidhjen e të rinjve me vendimmarrësit politikë. Për Qeverinë tonë, ekzistojnë katër parime mbi të cilat po reformojmë dhe ndërtojmë politikën tonë karshi rinisë: E para,

Zhvillimi i rinisë shtrihet përtej linjave ministrore me një perspektivë të gjerë mbi faktorët të cilët ndikojnë në jetën e tyre;
Përfshirja dhe pjesëmarrja e të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe kjo është e domosdoshme për politikbërje;
Derisa ka përfshirje nga të gjitha institucionet publike, duhet të ekzistojë një autoritet përgjegjës i cili drejton, koordinon dhe monitoron politikat e institucioneve; dhe,
Duhet të investohet në rininë, pra duhet të ketë buxhet të konsiderueshëm për masa ndërsektoriale brenda ombrellës së një strategjie gjithëpërfshirëse shtetërore.
Të nderuar të pranishëm dhe të dashur ministra,

Këto parime po na udhëheqin drejt një vizioni të përbashkët ku zhvillimi i rinisë është detyrë dhe prioritet i çdo institucioni publik. Viti 2023 është viti kur ky vizion jetësohet në disa forma konkrete – përmes kornizës së re ligjore me Projektligjin për Rini, dhe përmes programeve ndërsektoriale me Strategjinë Kombëtare për Rininë.

Ne veçse kemi nisur masa të rëndësishme në sektorë të ndryshëm. Përveç se e kemi bërë arsimin e lartë pa pagesë, e në këtë vit buxheti për Arsimin ka qenë 12 për qind më i lartë se sa në vitin e kaluar që do të thotë se më i lartë se sa rritja ekonomike e vendit. Njëkohësisht edhe kemi ndarë bursa për studime universitare brenda dhe jashtë vendit. Këtu në posacërisht dua t’i përmendë 1,365 bursat për vajzat në fushat STEM, 500 bursat për të rinjtë e komuniteteve pakicë, dhe sivjet kemi vazhduar me dhënien edhe të 20 bursave të tjera për studentët që studiojnë në universitet prestigjioze në botë.

Për të lehtësuar dhe përmirësuar punësimin e të rinjve, deri tani kemi mbështetur punën praktike në institucionet publike, 100 prej tyre për komunitetet pakicë, si dhe trajnimin e të rinjve përmes programeve, dhe dhënies së kuponëve për kurse në industri, me prioritet në teknologjinë e informacionit. Ndërsa qytetarët, përfshirë studentët, i kemi mbështetur përgjatë dy pakove financiare pra Pakos për Ringjallje Ekonomike që ka filluar vjet dhe ka vazhduar sivjet dhe Pakos me Përballje me Inflacion.

Së shpejti do të lansohet Skema e Garantimit të punësimit të të Rinjve që do të aplikohet në Kosovë me potencial transformues për punësimin e tyre. Garantimi këtu është që çdo i ri të jetë i angazhuar në punë ose në edukim. Pra punësim ose shkollim, e me lansimin e Programit për Diplomaci Qytetare e kemi grupin e parë me 10 profesionistë të rinj nga diaspora që janë kthyer në Kosovë dhe do të kontribuojnë për gjashtë muaj rresht.

Detyra jonë ndaj të rinjve, përtej programeve që ju shërbejnë drejtpërdrejt është ta fuqizojmë shtetin edhe për brenda dhe jashtë, dhe ta zhvillojmë ekonominë për t’i shërbyer të gjithëve pa përjashtim. Më shumë aktivitet ekonomik, do të thotë më shumë para për shtetin, që do të thotë mandej më shumë investim për arsimin, për sigurinë, shëndetësinë dhe mirëqenien sociale.

Të dashur pjesëmarrës të kësaj konference,

Le të shërbej kjo ngjarje jo vetëm si platformë diskutimi, por edhe si platformë e shkëmbimit të vlerave, ideve dhe nismave tuaja. Përtej shikimit drejt skenës, shikoni edhe anash, majtas, djathtas, kë keni afër dhe mund të punoni bashkë, se si mund t’i ndihmoni vetes duke i ndihmuar njëri-tjetrit dhe mbarë shoqërisë. Në rrugëtimin tim politik një mësim që më ka përcjellur është se duke vepruar i vetëm askush nuk mund të ketë sukses. Në masën në të cilën bashkohesh me të tjerët ajo shndërrohet në sukses për të gjithë dhe për secilin.

Sukseset e rinisë sonë në film, në art, në sport, biznes e teknologji janë përtej të zakonshmes, dhe në shpërputhje me numrin e popullsisë në vendin tonë posaçërisht këtë duke e pasur parasysh kontekstin e historisë sonë dhe të vështirësive më të cilat përballemi e të cilave u është shtuar këtu viteve të fundit edhe një krizë e shumëfishtë prej pandemisë COVID-19 e deri tek kriza energjetike dhe inflacioni. Por unë e di se kemi edhe shumë talent në shoqërinë tonë, në vendin tonë, i cili qëndron diku i strukur, e i pa zbuluar, i pa përdorur dhe i pa shfrytëzuar.

Dëshira ime është që ta mbyllim hendekun mes talentit dhe mundësive, hendekun midis talentit edhe mundësive për gjeneratat e reja, jo vetëm për të na përfaqësuar jashtë por edhe për ta formësuar e ndërtuar shtetin brenda.

Sfidat e shekullit XXI si pabarazia ekonomike, ndryshimet klimatike dhe ekstremizmi janë sfida që tejkalojnë mandatet qeveritare. Detyra jonë tani është t’i largojmë barrierat për angazhimin tuaj dhe të ju ofrojmë mundësi përtej asaj që ka pasur brezi ynë. Secili brez nuk është përgjegjës për botën se si e gjen por gjithsesi është përgjegjës për atë që e bën në kohën kur jeton e vepron dhe për botën që lë pas për brezat që vijnë.

Detyra juaj është që me dashuri dhe me optimizëm për vendin, të shtyni shoqërinë drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë që nuk përjashton asnjeri, do të thotë nuk bën as diskriminime e as privilegjime./FolDrejt/

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Dështimi i marrëveshjes për targat – reagon ambasadori francez në Kosovë

Lajmi tjetër

Moti sot/ A do të ketë reshje shiu?

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM