Në orët e fundit po flitet shumë se Milani dhe Zlatan Ibrahimovic kanë gjetur gjuhën e përbashkët mes tyre për rinovimin e konkratës.
Ka qenë vetë gjigandi suedez i cili i ka hedhur edhe më shumë benzinë zjarrit me postimin e fundit në “Instagram”.
38-vjeçari ka postuar një foto të tij me fanellën e Milanit duke festuar një gol. Aty sulmuesi është me numrin 21, por ai ka vendosur një 1 tek numri 2, çka nënkupton se në sezonin e ri ai do të mbajë fanellën me numrin 11.
“Ashtu siç kam thënë unë vetëm po bëj nxehmjen,” shkruan Ibrahimovic përkrah fotos. Tashmë mbetet vetëm zyrtarizimi nga ana e Milanit dhe me shumë mundësi kontrata e re do të përfundojë në qershorin e vitit të ardhshëm, kur Ibra do të jetë pothuajse 40-vjeç.