Fol Drejt
E mërkurë, 21 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

Ripërcaktimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë: zgjidhja e vetme e mundshme që ka mbetur për zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë

2 vjet më parë
in OP/ED
Koha e leximit: 6 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Analisti Jusuf Thaçi ka cilësuar aktin e pranimit të Asociacionit nga ana e Qeverisë së Albin Kurtit, si humbje. Kështjella e fundit, sipas tij, e cila rezistonte kundër imponimit të “Zajednicës”, ka rënë, transmeton Fol Drejt.

Ky është postimi i tij i plotë i publikuar në llogarinë e tij në Facebook:

Tashmë që kështjella e fundit që rezistonte kundër Zajednicës/Asociacionit ra (Albin Kurti dhe LVV-ja), në horizont mund të shihet vetëm një zgjidhje e mundshme për zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë (meqë Zajednica nuk duhet të lejohet assesi në Kosovë, as e fortë e as e dobët, sepse çfarëdo mekanizmi a ingerence shtesë për komunitetin serb në Kosovë nga ato që aktualisht ata kanë me kushtetutën dhe me ligjet e Kosovës do të jetë dëmtim shtesë i funksionalitetit të shtetit të Kosovës).

Lexoni edhe..

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

Porosit Web Porosit Web

Për gjetjen e kësaj zgjidhjeje (ndoshta) përfundimtare të problemit mes Kosovës dhe Serbisë duhet të udhëhiqemi nga tri parime të rëndësishme:

1. Të udhëhiqemi nga parimi teleologjik që nënkupton se qëllimi që duam ta arrijmë na dikton rrugën, mënyrën, mjetet e aktivitetet që duhet ndërmarrë deri në realizimin e qëllimit. E qëllimi i shqiptarëve është i qartë (qartësohet më shumë edhe në vijim).

2. Të udhëhiqemi nga shembulli i perëndimit dhe ta krijojmë shtetin-komb (bashkimi i Kosovës me Shqipërinë), sepse tashmë është dëshmuar se shteti-komb është projekti më funksional dhe më i qëndrueshëm në botën moderne. Jo rastësisht Rilindja Evropiane ka kulmuar me shtetet-kombe, të cilat kanë demokraci të avancuara, si dhe zhvillim e mirëqenie për qytetarët e vet.

3. Të udhëhiqemi nga parimi që ne (gjenerata jonë) nuk guxojmë ta trashëgojmë te pasardhësit tanë si të pazgjidhur problemin me Serbinë. Cilatdo qofshin pasojat që duhet të ndodhin për zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë, ato duhet t’i bartim e t’i vuajmë ne, jo gjeneratat pas nesh.

Në pajtim me tri parimet e sipër-përmendura, zgjidhja e vetme mbetet ripërcaktimi i kufijve mes Kosovës e Serbisë, i cili do të mund të bëhej (dhe do të duhej të bëhej) sipas kushteve dhe hapave në vijim:

1. Ripërcaktimi i kufijve (shkëmbimi i territoreve bazuar në gjendjen ekzistuese) të jetë i balancuar, që nënkupton aq sa jep, aq merr (edhe në sasi edhe në vlerë). Në këtë pikë është e sigurt që Serbia kërkon të marrë shumë më shumë se sa të japë, mirëpo këtë diferencë (apetit) që kërkon Serbia do duhej ta kompenzonte komuniteti ndërkombëtar me mjetet e instrumentet e veta, jo Kosova.

2. Me rastin e ripërcaktimit të kufijve nuk duhet të ketë lëvizje të popullatave e as spastrim etnik të asnjë lloji. Secili qytetar duhet ta ketë mundësinë dhe të drejtën të jetojë i lirë e i qetë aty ku ka lindur dhe ku është autokton.

3. Kosova dhe Serbia duhet të pajtohen që pas ripërcaktimit të kufijve të ketë reciprocitet të plotë për të drejtat e pakicave (gjithë çfarë ofrohet për serbët në Kosovë duhet të ofrohet edhe për shqiptarët në Serbi dhe anasjelltas).

4. Pas ripërcaktimit të kufijve shfuqizohet Pakoja e Ahtisarit dhe Kosova bëhet republikë e mirfilltë si krejt shtetet demokratike perëndimore që garanton dhe respekton të drejtat e pakicave dhe që nuk ka bllokada të asnjëllojshme nga pakicat (që mund ta diktojnë apo cenojnë funksionalitetin e shtetit).

5. Në pako me ripërcaktimin e kufijve, përmes një marrëveshjeje, adresohen dhe zgjidhen të gjitha problemet tjera mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të mos mbeten probleme të pazgjidhura për të ardhmen.

6. Ripërcaktimi i kufijve (bashkë me marrëveshjen edhe për zgjidhjen e problemeve tjera) pranohet nga të dy palët e përfshira, Kosova dhe Serbia.

7. Ripërcaktimi i kufijve (bashkë me marrëveshjen edhe për zgjidhjen e problemeve tjera) pranohet nga bashkësia ndërkombëtare (posaçërisht nga shtetet perëndimore).

8. Pas ripërcaktimit të kufijve (dhe marrëveshjes edhe për zgjidhjen e problemeve tjera) Kosova dhe Serbia e njohin njëra-tjetrën zyrtarisht si shtete.

9. Pas njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, Kosova bëhet anëtare e OKB-së (nëse dëshiron derisa të realizohet hapi pasues).

10. Kosova në koordinim me Shqipërinë organizojnë referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në një shtet të vetëm (sipas meje shtet federal). Me këtë arrihet shteti-komb (së paku pjesërisht), i cili është jo vetëm i dëshirueshëm e i nevojshëm, por është më se i domosdoshëm për shqiptarët në rajon, shikuar në të gjitha aspektet: politik, strategjik, sigurisë, ekonomik, arsimor, shkencor, teknologjik, kulturor, sportiv, turizmit, etj., etj.

Jusuf Thaçi
Prishtinë, më
23 mars 2023
P.S:
1. Kam qenë kundër idesë/projektit të ripërcaktimit të kufijve/shkëmbimit të territoreve/ndarjes së Kosovës në kohën e presidentit Thaçi për disa arsye (bazuar në atë që e kemi kuptuar publikisht në atë kohë):
1.1. Atëherë Zajednica ka qenë e vdekur si projekt dhe personalisht kam besuar se me ardhjen në pushtet të Albin Kurtit dhe LVV-së Zajdenica do të varrosej përfundimisht. Pa Zajdenicë dhe si shtet i konsoliduar, Kosova do të mund të bashkohej me Shqipërinë pa u varur nga të tjerët. Por tani që Zajdenica po ringjallet (nuk ka rëndësi sa e dobët mund të jetë), jam i sigurt që pas disa vitesh Zajdenica do të na sjellë sërish te ripërcaktimi i kufijve (veç atëherë serbët e Kosovës dhe Serbia do të jenë në pozicione më të fuqishme karshi Kosovës, prandaj veç çka do të humbim kohë dhe interesa edhe më shumë), ose edhe më keq, Zajdenica do të na sjellë te ndarja e Kosovës.
1.2. Atëherë nuk është bërë fjalë për ripërcaktim të kufijve e as shkëmbim të territoreve, por për ndarje të Kosovës, me ç’rast Serbia do të merrte shumë nga Kosova, ndërsa Kosova do të mund të merrte diçka të vogël e simbolike nga Serbia, apo asgjë. Ju kujtohen ato deklaratat për “ri-kthimin e dhuratave të Rankoviqit (pjesën veriore të Kosovës)” e të ngjashme.
1.3. Atëherë ideja dhe projekti është provuar të kontrabandohet, përkatësisht të imponohet pa debat, të realizohet pa parime, pa kushte e pa e ditur rezultatin final. Është provuar të injorohet dhe anashkalohet Qeveria dhe Kryeministri i Kosovës, si institucioni/personi më legjitim për ta përfaqësuar shtetin në zhvillime e vendime të tilla. Kjo qasje ka qenë shumë e rrezikshme dhe shumë mirë që është ndaluar.
1.4. Atëherë Presidenti Thaçi, në njërën anë për shkak të korrupsionit të brendshëm e në anën tjetër për shkak të Gjykatës Speciale, ka qenë person i shantazhuar, prandaj një person i shantazhuar nuk mund të jetë negociator as i mirë e as i suksesshëm (sidomos kur negocion diçka për vendin në ndërkohë që e ka edhe hallin e fatit të vet personal që varet pikërisht nga këto negociata). Ky shantazh tashmë është konfirmuar.
2. Përveç zgjidhjes së mësipërme, së paku teorikisht, ekziston edhe një zgjidhje tjetër për problemin mes Kosovës dhe Serbisë. Nëse vërtet serbët e Kosovës dhe Serbia janë të shqetësuar e të interesuar për të drejtat e komunitetit serb në Kosovë, atëherë Kosova do duhej t’i ofronte komunitetit serb në Kosovë mundësinë që të drejtat e tyre të akomodohen në nene të caktuara të kushtetutës dhe në ligje të veçanta për fusha të caktuara, me kushtin që të gjitha bllokadat që aktualisht i ka komuniteti serb për bllokimin e Kosovës të hiqen, siç janë ato për bllokimin e ndryshimeve kushtetuese, bllokimin e ndryshimit të ligjeve, bllokimin e formimit të qeverisë, etj.. Në këtë mënyrë, përfaqësuesit e serbëve të Kosovës do të kishin mundësi të bllokonin vetëm ndryshimin e neneve përkatëse të kushtetutës dhe të ligjeve përkatëse, të cilat janë të lidhura me të drejtat e tyre, por nuk do të mund të bllokonin asgjë tjetër që nuk lidhet me të drejtat e tyre (siç aktualisht e kanë mundësinë). Vetëm kështu do të mund të adresoheshin dhe garantoheshin të drejtat e komunitetit serb në Kosovë dhe do të mund të garantohej funksionaliteti i shtetit të Kosovës i pavarur nga përfaqësuesit e serbëve të Kosovës (praktikisht nga Serbia, fatkeqësisht). Nuk besoj që kjo zgjidhje do të pranohej nga serbët e Kosovës dhe nga Serbia, sepse ata nuk janë vërtet të shqetësuar e të interesuar për të drejtat e komunitetit serb në Kosovë, por ata duan të kenë levë kontrolli mbi funksionalitetin e shtetit të Kosovës, të cilën ne nuk duhet t’ua lejojmë assesi. Prandaj, paravarësisht se kjo është zgjidhje e mundshme, vështirë që do ta pranonin serbët e Kosovës dhe Serbia.
3. Përveç këtyre dy zgjidhjeve të përmedura më sipër, të cilat janë më të mundshme bazuar në rrethanat aktuale vendore, rajonale e globale, mendoj që ka edhe zgjidhje të tjera për problemin mes Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht mes shqiptarëve dhe serbëve, si p.sh. ripërcaktimi i kufijve të krejt Ballkanit, me ç’rast të gjithë shqiptarët kudo që janë në rajon do të bashkoheshin në një shtet të vetëm (por për këtë duhet të presim rrethana të përshtatshme).

4. Në botën time ideale do të dëshiroja të jetoja në një vend, rajon e botë të lirë, demokratike, të zhvilluar e me mirëqenie, ku nuk kanë fare rëndësi identitetet e përkatësitë e njerëzve. Por, fatkeqësisht, bota jonë në përgjithësi, mendësia ballkanike në veçanti e Serbia posaçërisht nuk na lejojnë as të ëndërrojmë e as të punojmë për një botë të tillë ideale.

Tags: AsociacioniJusuf Thaci
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

RB Leipzig pranon se nuk mund ta mbajë Gvardiol përtej verës

Lajmi tjetër

Kina paralajmëron për “pasoja të rënda” pasi akuzoi luftanijen amerikane për “cenim” të ujërave territoriale

Të ngjajshme

LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

14 Nëntor, 2024
OP/ED

Blakaj: Harris dhe Trump, protagonistët e tragjikomedisë botërore

8 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM