Rishi Sunak nesër do të bëhet kryeministri i ri britanik, është bërë e ditur sonte nga Downing Street.
Kryeministrja në largim Elizabeth Truss do të takohet me kabinetin e saj për herë të fundit në orën 9:00 me orën lokale.
Qeveria njoftoi orarin e së martës për kryeministren në largim Elizabeth Truss për të bërë një paraqitje përfundimtare me kabinetin e saj në orën 9:00 të mëngjesit me orën lokale, pas së cilës ajo është planifikuar të mbajë një fjalim jashtë 10 Downing Street, raportoi Guardian.