Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, në fjalimin e tij të parë para selisë së qeverisë në Downing Street, tha se është i gatshëm ta çojë vendin në një të ardhme të re.
Sunak është kryeministri i parë britanik me origjinë aziatike dhe kryeministri më i ri në më shumë se 200 vjet.
Ai tha se është i gatshëm ta udhëheqë vendin “në një të ardhme të re dhe do të vendosë nevojat e njerëzve mbi politikën”, duke shtuar se do të formojë një qeveri që do të përfshijë njerëzit më të mirë nga Partia e tij Konservatore./FolDrejt/