Kina paraqet një “sfidë sistemike” për rendin global, tha kryeministri britanik Rishi Sunak për mediat amerikane.
Britania e Madhe e cilësoi Kinën të hënën si një sfidë për rendin botëror që përcakton epokën, duke thënë se Rusia mbetet “kërcënimi më i mprehtë”.
“Sjellja që po shohim në Kinë kohët e fundit është shqetësuese. Kina po sillet në një mënyrë më autoritare brenda dhe jashtë vendit,” tha Sunak për NBC News pak pasi mbërriti në qytetin amerikan të San Diegos, në samitin e paktit të sigurisë AUKUS, i cili së bashku me Britaninë përfshin edhe Australinë dhe SHBA-në, transmeton Fol Drejt.